Supë me presh dhe patate – shije nga toka shqiptare

Një supë e shëndetshme, e shijshme, ideale për ditët e ftohta, e sugjeruar nga dietologia Rolina Naço.

Përbërësit (për 4 persona)
● 1 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 qepë të copëtuar
● ½ kg presh të copëtuar
● ½ kg patate të prera imët
● 500 ml qumësht pa yndyrë
● 500 ml ujë(ideale nëse do ishte lëng nga perime të ziera)
● Kripë, piper

Përgatitja

Në një tenxhere hidhni vajin, shtoni qepën, patatet dhe preshin. Më pas shtoni ujin dhe qumështin.Lëreni të ziejë për 20 min. Hidhni kripën dhe piperin dhe e vendosni në një blender.
Konsumojeni të ngrohtë..Ju bëftë mirë!/Shendeti.com.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button