Dimovski paralajmëron iniciativë përpara Gjykatës Kushtetuese për ligjin për gjuhët

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, paralajmëron iniciativë përpara Gjykatës Kushtetues, nëse presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk e nënshkruan dekretin për ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nëse deputetët e votojnë këtë ligj për së dyti herë pasi të kthehet në seancë, njofton Portalb.mk.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, e fton Ivanovin që të mos e nënshkruajë dekretin dhe deputetët të mos e votojnë këtë ligj, kur për së dyti herë do të kthehet në seancë kuvendore.

“Nëse edhe përskaj thirrjeve të opinionit deputetët e LSDM-së përsëri vendosin që ta votojnë  këtë ligj, paralajmëroj se do të ngrit iniciativë përpara Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij ligji”, ka shkruar Dimovski.

Ndryshe, presidenti Ivanov vazhdimisht e ka përsëritur qëndrimin e tij se ligji për përdorimin e gjuhëve është jo-kushtetues dhe e cenon unitaritetin e shtetit, ndërkaq në fjalimin tradicional për fundvit, ai të njëjtin e quajti edhe represiv.

“Për shkak të pikëve politike afatshkurte po vihen në pikëpyetje interesat e përhershme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Kërkesa për dygjuhësi është e rregulluar me amendamentin 5 nga Kushtetuta, e cila doli nga Marrëveshja e Ohrit, ku rregullohet çështja për gjuhën zyrtare në Maqedoni. Ligji është represiv, ata që pohojnë se ky ligj është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet do t’i pyes me cilën kushtetutë dhe cilat ligje? Pas konsultimeve me ekspertë mund të pohoj se ky ligj për gjuhët nuk është kërcënim për gjuhën maqedonase por për unitaritetin e shtetit”, theksoi Ivanov.

Me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë është votuar ligji për përdorimin e gjuhëve.

Të gjitha partitë në vend e kanë përshëndetur, në përjashtim të VMRO-DPMNE-së, e cila këtë ligj e vlerëson si jo-kushtetues. Vlerësime pozitive kanë arritur po ashtu edhe nga kreu shtetëror i Kosovës dhe Shqipërisë.

Veto-ja e presidentit Ivanov s’mund ta bllokojë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button