Drejtoresha e çerdhes “Koço Racin” demanton se fëmijët e kanë kërkuar edukatoren e vjetër

Drejtorja e çerdhes “Koço Racin”, Gabriella Allabashovska sot ka dalë me demant ndaj konferencës për shtyp të Ambasadës për Fëmijët “Megjashi”, e cila tha se janë janë shkelur të drejtat e fëmijëve pasi që pa arsyetim u është ndryshuar edukatorja nga drejtorja, njofton Portalb.mk.

“Sipas nenit 122, paragrafi 2, alineja 4 nga ligji për mbrojtjen e fëmijëve, kompetencë e drejtorit, mes tjerash është edhe caktimi i të punësuarve sipas nevojave për punë më efikase. Edukatorja e theksuar është transferuar në tjetër objekt, në korniza të të njëjtës çerdhe, pasi që shumica e prindërve kanë treguar pakënaqësi nga puna e saj me fëmijët. Vlerësoj se vendimi është në bazë të ligjit dhe interes i vetëm janë fëmijët. Kategorikisht i demantoj deklaratat se fëmijët kanë qarë dhe e kanë kërkuar edukatoren e vjetër. Procesi i kujdesit të fëmijëve po zhvillohet pa kurrfarë probleme. Në lidhje me të thënat se ka bojkot, të organizuar nga disa prindër, vlerësoj se ajo është në dëm të fëmijëve, ndërkaq shkrimet në çantat e tyre janë keqpërdorim”, thuhet në porosinë e drejtoreshës.

“Megjashi”: Janë shkelur të drejtat e fëmijëve në çerdhen e Shkupit “Koço Racin”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button