“Freedom House”: Maqedonia është vend pjesërisht i lirë

[owl-carousel category=”Uncategorized” singleItem=”true” autoPlay=”true”]“Qytetarët e Maqedonisë kanë liri të pjesshme”, ky është konstatimi i organizatës joqeveritare amerikane “Freedom House”, në raportin e ri për liritë në botë në vitin 2018, të publikuar sot, njofton Portalb.mk.

Maqedonia përshkruhet si shtet, ndodhitë e të cilit prej fillimit duhet të ndiqet këtë vit.

Me fjalët: “Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike me përfshirje të komuniteteve etnike”, “Freedom House”, vlerëson se garnitura e re qeveritare në Maqedoni ka për qëllim që ta çrrënjosë korrupsionin, ndërkaq keqpërdorimet tjera të sistemit, ashtu siç është theksuar në raport, janë forcuar gjatë kohës së qeverisë paraprake.

Në raportit për liritë në botë për vitin 2018, vlerësimi është se Maqedonia është shtet me liri të pjesshme, status të cilin e mban që nga vitit 1998.

Freedom House: Liria në botë, 2018.
Freedom House: Liria në botë, 2018.

Këto vite pikët variojnë nga 3 deri në 4 të shkallës prej 7 pikëve.

Në të njëjtin nivel këtë vit janë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Bullgaria dhe Serbia, bashkë me Kroacinë, janë vlerësuar si shtete të lira. Si shtete jo të lira të cilët janë më afër nesh, është Turqia.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për mbështetje nga shtetet demokratike që janë fuqi të mëdha, për të përparuar drejt realizimeve të parimeve demokratike, shkruhet në raport.

“Në Maqedoni, ndërmjetësimi i Uashingtonit ka ndihmuar që të zgjidhet çështja disavjeçare e krizës politike, duke hapur rrugë për qeverinë e re të zgjedhur në mënyrë demokratike. Por, në Serbi toleranca e liderëve evropian ndaj kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe tendencave të tij autoritare i kanë mundësuar që ta “mbyt” opozitën dhe t’i shkel mediat e pavarura, pasi që ka fituar në zgjedhjet presidenciale në prill të këtij viti”, konstaton “Freedom House”.

Demokracia po tkurret në gjithë botën

Raporti thotë se 2017-ta ka qenë viti i 12-të radhazi i rënies së lirisë globale – me 71 vende që kanë vuajtur rënie në të drejtat politike dhe liritë civile.

“Një zhvillim i madh në vitin 2017 ka qenë zmbrapsja e Shteteve të Bashkuara nga pozita e kampionit dhe shembullit të demokracisë”, thuhet në raport.

Freedom House thotë se ka gjurmuar “rënie të ngadalshme të të drejtave politike dhe lirive civile në SHBA gjatë shtatë vjetëve të kaluar”.

Por, organizata thekson se rënia është përshpejtuar në vitin 2017, për shkak të provave për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet më 2016, shkeljeve të parimeve themelore etike nga administrata e presidentit Donald Trump dhe reduktimit të transparencës së qeverisë.

Raporti thekson se “shtypi dhe gjyqësori kanë mbetur të qëndrueshëm përballë sulmeve të paprecedente të presidentit Trump”.

Abramowitz tha se “institucionet kryesore të demokracisë amerikane janë duke u dëmtuar nga një administratë që i ka trajtuar kontrollet dhe balancat tradicionalë të vendit me përçmim”.

Freedom House thotë se “regjimet autokratike në Rusi dhe Kinë “kanë përfituar nga tkurrja e demokracive kryesore” dhe “po veprojnë përtej kufijve të tyre”.

Abramowitz tha se “tërheqja e shpejtë” e Trumpit nga angazhimi historik i SHBA-së për të mbështetur demokracitë jashtë vendit “e ka bërë sfidën që paraqesin regjimet autoritare më të fuqishme dhe më kërcënuese”.

Raporti thekson se Qeveria e presidentit rus, Vladimir Putin, ka arritur në regjim modern autoritar, duke organizuar fushata dezinformuese gjatë zgjedhjeve në demokracitë evropiane, duke kultivuar lidhje me partitë politike ksenofobike anembanë kontinentit dhe duke kërcënuar fqinjët më të afërt.

“Qëllimi kryesor i këtyre përpjekjeve ka qenë prishja e shteteve demokratike dhe thyerja e instutucioneve që i mbajnë ato së bashku”, thuhet në raport.

Freedom House ka bërë vlerësimin në 195 vende të botës, nga të cilat 88 janë radhitur si të lira, 58 pjesërisht të lira dhe 49 jo të lira.

Në fund të listës janë: Siria, Sudani Jugor, Eritrea, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button