Ratifikimi i marrëveshjes Maqedoni-Bullgari, ja çfarë thotë Johanes Han

Eurokomisari për Zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në “Twitter” e ka përshëndetur ratifikimin e “Marrëveshjes për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

“Ratifikimi në Kuvendin maqedonas për “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” me Bullgarinë është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për rrugën e vendit drejt BE-së. Marrëveshja, gjithashtu, është reper për marrëdhënie të mira për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor”, shkroi Han.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe kolegu i tij nga Bullgaria, Bojko Borisov me 1 gusht e kanë nënshkruan “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë”.

LEXO: U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO/FOTO)

LEXO: Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen me Bullgarinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button