Shpërthim në Belgjikë, dy viktima dhe 14 të lënduar (VIDEO)

Si pasojë e një shpërthimi në qytetin Anvers të Belgjikës njoftohet se janë së paku dy persona janë të vdekur dhe rreth 14 të lënduar pasi një ndërtesë është shembur në Antwerp, pas një shpërthimi në qytetin belg.

Në një deklaratë të publikuar nga policia e qytetit Anvers në rrjetet sociale, thuhet se një shpërthim ka ndodhur në një restorant në bulevardin Paardenmarkt, ku si pasojë janë plagosur 14 persona nga të cilët 5 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit nën rrënoja. Në anën tjetër policia ka njoftuar se shpërthimi nuk është shkaktuar nga një sulm terrorist.

Pretendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e bllokimit të gazit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button