Ndodhitë për emrin e Maqedonisë, NATO: Janë optimiste

“Ndodhitë e fundit në lidhje me çështjen e emrit janë optimiste dhe ne i përkrahim përpjekjet e mëtutjeshme për gjetjen e zgjidhjes”, ka deklaruar një përfaqësues i lartë i NATO-s për gazetën greke “Etnos”, njofton Portalb.mk.

Sipas përfaqësuesit të NATO-s, ende është herët që të thuhet nëse Maqedonia do të gjendet në agjendën e Samitit të NATO-s në korrik.

Ai rikujton se anëtaret e Aleancës tanimë kanë arritur pajtueshmëri që Maqedonia të pranohet si  anëtare e plotë menjëherë pasi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin me ndërmjetësimin e OKB-së. Përfaqësuesi i NATO-s, megjithatë, thekson se vendimet e Aleancës do të miratohen njëzëri dhe për atë është e patjetërsueshme të jepet dritë jeshile edhe nga Greqia.

“Etnos” thekson se kjo deklaratë vjen vetëm një ditë përpara vizitës së sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup dhe rundin e ri të bisedimeve për emrin në Nju Jork. Pastaj shkruan edhe për qëndrimin e NATO-s se duhet që të përforcohet stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor duke e pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve gjeopolitike, përpjekjet e Rusisë për ndikim më të madh dhe ekzistimin e organizatave ekstremiste në rajon.

“Ngelemi të përkushtuar që ta ruajmë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. NATO i përkrah ambiciet euroatlantike të vendeve të rajonit, por edhe zhvillimin e tyre demokratik dhe sundimin e ligjit. Dyert e NATO-s ngelen të hapura për të gjitha vendet që i plotësojnë kushtet”, ka deklaruar përfaqësuesi i Aleancës për “Etnos”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button