Vitamina C, ja dobitë e saj për lëkurën
Vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin tonë.
Ajo gjendet me shumë prej frutave që ne kosumojmë përditë. Përveç vetive shumë të mira që ajo ka për përforcimin e sistemit imunitar, kjo vitaminë koniderohet si “magjike” edhe për lëkurën.
Ajo është shumë e rëndësishme që të jetë pjesë e çdo produkti për lëkurë, qoftë ky krem, serum, skrab apo larës. Shumë dermatologë e konsiderojnë vitaminën C edhe si një medikament kundër plakjes së lëkurës, e cila redukton ndjeshmë inflacionet e saj dhe nxit riparimet e qelizave të dëmtuara.
Disa nga përfitimet e vitaminës C në lëkurë
Redukton dekolorimin e lëkurës
Nëse keni lëkurë të ndjeshme që tenton të merrni të kuqe ose të zbardhur, vitamina C mund t’ju ndihmojë ta luftoni atë. Ajo zvogëlon skuqjen, njollat dhe zbardh tonin e lëkurës duke e bërë atë të njëtrajtshme, shkruan bordo.al
Shpejton proçesin e shërimit
Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit të tyre. Gjithashtu dëmtimet e pësuara në lëkurë nga dielli, puçrrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C.
Redukton inflamacionin
Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës.
Hidraton
Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar.
Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim
Vitamina C shkëlqen lëkurën e lodhur, të vrarë dhe i jep asaj shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe tendosur.