Maqedonia siguroi çerekfinalen në evropian

Hendbollistët e reprezentacioni i Maqedonisë kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Kroaci. Kundërshtare e Maqedonisë kësaj radhe ishte Mali i Zi, ndërsa përsëri fitorja ishte e ngushtë me një gol diferencë, (29-28), me një përfundim mjaft dramatik.

Në këtë ndeshje më efikas te Maqedonia ishte Filip Kuzmanovski me 5 gola, i përkrahur edhe nga Manaskov, Llazarov dhe Mirkullovski që shënuan nga katër.
Kjo është hera e parë në një kampionat që Maqedonia shënon dy fitore radhazi në hapje të kampionatit, ndërsa tani më ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Maqedonia të mërkurën do të luajë ndeshjen e fundit në grup, ku përball do të ketë Gjermanin e cila barazoi me Slloveninë 25-25. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button