Borisov përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Bullgari-Maqedoni

 Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim deri te Kuvendi i Maqedonisë, Borisov tha se edhe Maqedonia tregoi se dëshira e tyre për të ndërtuar marrëdhënie moderne evropiane në bazë të besimit të ndërsjellë është i përbashkët.

“Ratifikimi i Kuvendit të Maqedonisë paraqet një vazhdim të natyrshëm të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar në Shkup mes qeverive tona, si dhe të dialogut konstruktiv të përcaktuar me nënshkrimin e nëntë dokumenteve gjatë kohës së seancës së përbashkët mes dy qeverive në Strumicë”, tha Borisov në urimin e tij.

Kryeministri bullgar tha se e ardhmja evropiane e Maqedonisë do të jetë ndër prioritetet kryesore të Bullgarisë gjatë presidencës së saj me BE-në dhe më tej.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në seancën e sotme votuan për ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Deputetët e partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë në punën e Parlamentit.

Kujtojmë se kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, në gusht të vitit të kaluar në Shkup nënshkruan Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button