Dua Lipa përsëri “mbretëresha” e suksesit

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm me këngën e fundit të publikuar.

Ylli i muzikës me famë botërore ka arritur afër 15 milionë klikime në Youtube pa mbushur ende 3 ditë me këngën “IDGAF”.

Suksesi i këngëtares Dua Lipa, vjen menjëherë pas atij të këngës “New Rule”, falë së cilës ylli me famë ndërkombëtare ka kryesuar Brit Awards këtë vit, me 5 nominime, përfshirë edhe albumin më të mirë, përcjell Koha.net.

Video e saj “New Rules” ka marrë mbi 900 milionë klikime në Youtube, duke u nominuar kështu edhe kënga më e mirë dhe artisja më e suksesshme në Britani.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, arriti të mundtë edhe Ed Sheeran me 4 nominime ndërsa J Hus dhe Rag’n’Bone Man kanë tre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP