Libi, përplasja në aeroport lë 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje që shpërtheu brenda dhe përreth Aeroportit Ndërkombëtar Mitiga në afërsi të kryeqytetit libian, Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, drejtori i spitalit në Tripoli, Abdel-Dayim al-Murabti, tha se përplasja la 11 persona të vdekur dhe të paktën 20 të tjerë të plagosur.

Sot më herët, një burim sigurie me bazë në Tripoli, qeveria e unitetit e mbështetur nga OKB tha se forcat qeveritare ishin ndeshur me një forcë rivale që ishte besnike ndaj të ashtuquajturës “qeverisë së shpëtimit” të Libisë, pasi kjo e fundit kishte tentuar të pushtonte aeroportin.

Duke pretenduar të jetë një zgjerim i Kongresit Kombëtar të Përgjithshëm të Libisë (i zgjedhur në vitin 2012), “qeveria kombëtare e shpëtimit” është e ndarë, qeveri e pazgjedhur gjithashtu me seli në Tripoli.

Sipas burimit të sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, përplasjet shpërthyen kur aeroplani u sulmua nga një grup i armatosur që përshkoi nga qyteti Tajura, i cili mbetet besnik ndaj “qeverisë së shpëtimit”.

Ndërkohë, trafiku ajror është pezulluar, tha burimi duke shtuar se aeroporti është duke punuar në evakuimin e plotë.

Duke komentuar përleshjet, Këshilli Presidencial i Libisë (i lidhur me qeverinë e unitetit të mbështetur nga OKB) tha se sulmet kishin për qëllim sigurimin e lirimit të terroristëve të burgosur të DEASH-it dhe Al-Kaedës.

Përmes një deklarate, Këshilli dënoi sulmin në aeroport, duke e quajtur “kërcënim të pasagjerëve dhe banorëve të kryeqytetit”.

“Kjo nuk ishte vetëm një përpjekje për të çliruar terroristët, por për të prishur procesin paqësor të tranzicionit të vendit”, thuhet në deklaratë, duke bërë thirrje që autorët të dënohen në masën e plotë të ligjit.

Ndërkohë, Këshilli ka deklaruar gjendje të përkohshme të “emergjencës maksimale” brenda dhe rreth aeroportit ndërkombëtar.

Libia është përfshirë nga kaosi që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme çoi në përmbysjen dhe vrasjen e udhëheqësit të vjetër Muammar Gaddafi, pas më shumë se katër dekadash në pushtet.

Pushtimi pasues çoi në shfaqjen e disa vendeve rivale të qeverisë, duke përfshirë një në qytetin Tobruk dhe dy të tjerë në Tripoli (duke përfshirë qeverinë e unitetit të mbështetur nga OKB), së bashku me një numër të madh grupesh të milicive të armatosura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button