Karemani nga selia e re në Tetovë: Besa do të jetë më e fuqishme se më parë (VIDEO)

Në Tetovë në mënyrë solemne  u hap selia e re e personave që janë pro shkarkimit të Bilall Kasamit dhe përkrahës të deputetit Nexhbedin Karemani për lider të përkohshëm të partisë Lëvizja Besa, përcjell Portalb.mk. 

Karemani iu drejtua opinionit duke tjeksuar se zyrat e reja të lëvizjes Besa paraqesin një kapitull të ri për këtë lëvizje si dhe për historinë politike në Tetovë.

“ Kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë që sonte të ju drejtohem për dy arsye të rëndësishme, e para është ajo që ju të gjithë e dini hapja e zyrave të reja të Lëvizjes Besa në Tetovë. Pas problemeve që janë shkaktuar me mos respektiminm e organeve të partisë, pas disa shokëve tanë të deridjeshëm të cilët ua ka ëndje të bëjnë betejë për zyra e jo për çështjen shqiptare, ne sot jemi këtu që këto zyra t’i bëjmë të mjaftueshme, të këndëshme, të rëndësishe, sepse këto zyra do të jenë një dritare komunikimi të lëvizjes Besa me të gjithë ata që deri dje për çfarëdo arsye nuk janë të mirëpritur nga disa anëtar të lëvizjes Besa. Momenti i dytë që dua të ndalem me ju është kapitulli i ri që hap lëvizja Besa në Tetovë, ndonëse simbolikisht me këto zyra, por prej sot Besa hap një shteg të ri tjetër të historisë politike në Tetovë. Këto zyra nuk janë zyra të një klani, nuk janë zyra të një rajoni, të një fshati, por janë zyra të Besës në qytetin e Tetovës. Kjo zyrë është porta e Besës për të gjithë tetovarët. Prej sot në Besë nuk ka shumë të pëlqyer apo të privilegjuar, apo të padëshiruar, Besa është e popullit, është në shërbim të popullit dhe prandaj secili ka hise në to po aq sa kam unë dhe çdo anëtar i kryesisë qendrore. Ndonëse askujt nuk i pëlqen ndarja dhe askush nuk është i lumtur, por megjithatë ato ndodhin edhe tek ne dhe duhet të pranojmë se kur qendrimi bashkë është përjashtim, ndarja bëhet detyrim. Ne të gjithë sonte mund të përcaktojme se kemi dhjetra kolegë që deri dje nuk kanë mundur të gjejnë vend në Besë, pikërisht për shkak të disa qasjeve egsekutive të disa personave, dua të jap një sqarim se tash e tutje në Besë nuk ka kufizime në asnjë bazë, ne jemi një familje dhe nuk kemi perde në mes vete, takimet dhe bisedat mes nesh edhe kur mund të mos pajtohemi janë kontribut i suksesit të lëvizjes Besa”, deklaroi Karemani.

Ai bëri thirje anëtarve të kësaj lëvizje që të mos meren me të kaluarn por të fokusohen në punët që i presin siç janë zgjedhjet e brendshme dhe organiznim të kongresit.

Karemani njoftoi se kryesia qendrore ka mbajtur mbledhje ku i  kanë përcaktuar konturat e aktiviteteve për kongresin e lëvizjes Besa.

“Jam i binur që këto ditë të gjithë do të jemi në lëvizje për ta vënë në lëvizje edhe vullnetin tonë për interesa të përgjithshme të popullit tonë. Besa do ta kalojë këtë fazë dhe do të dalë shumë më e fuqishme se cka qenë, pos tjerash këtë e dëhsmon edhe prezenca e shumë aktivistëve të lëvisjes Besa”, përfundoi Karemani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button