Kuronte kancerin me sodë buke: Burg për mjekun që vrau pacientin në Tiranë

Në 2013- n u bë publik lajmi se një mjek italian kishte hapur një klinikë në Tiranë, ku pretendonte se me kurën e tij shëronte kancerin.

Sipas teorisë së Tullio Simoncini- t, kanceri ishte një kërpudhë që shërohej me sodë bikarbonati. Ai në bashkëpunim me mjekun radiolog Roberto Gandini i vizitonte pacientët në Romë dhe më pas u kërkonte të vinin në Tiranë, për t’iu nënshtruar kurës 7000 euroshe.

Ishte një televizion zvicerian ai që ra në gjurmët e tyre. Asokohe Simoncini dhe Roberto u akuzuan se kishin vrarë 29- vjeçarin italian Luca Olivotto, i cili me shpresën se do të kurohej kishte ardhur në 2012- n në Tiranë. Pas dy ditëve që në venat e tij ishte injektuar sodë buke, ai ndërroi jetë.

Sot, Gjykata e Romës e ka dënuar Simoncini- n me 5 vite e gjashtë muaj burgim për shpërdorim detyre, ndërkohë që radiologun me 2 vite për bashkëpunim. “Askush s’do ta kthejë Luca- n te familjarët, ama të paktën u dënuan përgjegjësit që përbaltën profesionin e nderuar të mjekut.” Thanë avokatët e të ndjerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button