Deputetët e VMRO-së mbeten në paraburgim konfirmoi Gjykata e Apelit

Pas shqyrtimit të ankesave për heqjen e zgjatjes së paraburgimit për të dyshuarit e ngjarjeve të 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata e Apelit në Shkup ka sjellë vendim që deputetët e VMRO-së, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov të mbeten në Shutkë.  Në arrest shtëpiak mbetet edhe Johan Tarçullovski, ndërsa në burgun hetues edhe më tutje duhet të qëndrojë edhe polici Abdylfetah Alimi, i cili pohonte se ka shpëtuar deputetin Zijadin Sela, gjatë dhunës në Parlament. Gjykata e Apelit i refuzoi dhe ankesat e Jane Çento, Ivan Cvetanovski dhe nëpunëses së parlamentit, Elena Docevska.

Kështu që së bashku me refuzimet tjera kjo gjykatë i refuzoi të gjitha ankesat e të paraburgosurve, të dyshuar për ngjarjet e përgjakshme dhe hyrjen në Kuvend më 27 prill. Të premten, Gjykata e Apelit njoftoi se ankesat për lirim nga paraburgimi u janë refuzuar edhe ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, operistit Igor Durllovski, si dhe Bogdan Ilievskit, të njohur me nofkën „Betmen“. Në seanca publike ankesat nuk u janë pranuar as Oliver Popovskit, kryeshef në Drejtorinë e Gjashtë të MPB-së, Goran Gjoshevskit, shef i sigurimit të ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, si dhe Munir Pepiqit, Dushko Llazarovit, Mitko Peshovit, Oliver Radullov dhe Ilija Sllavevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button