Nëntë viktima gjatë sulmeve të armatosura në Tripoli

Të paktën nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa pothuajse 30 janë lënduar gjatë sulmeve të armatosura, që filluan sot në afërsi të aeroportit “Mitiga” në Tripoli, njoftoi Ministria libiane e Shëndetësisë.

Grupi i armatosur ka kryer sulm në afërsi të aeroportit, ku ndodhet një burg me 2.500 të burgosur. Forcat speciale antiterroriste “Rada”, të cilët e sigurojnë aeroportin, vlerësojnë se grupi me sulmin ka pasur për qëllim që t’i lirojë të gjithë të burgosurit.

Forcat libiane të sigurisë njoftuan se sulmi i grupit të armatosur, i përcjellë me luftime të ashpra, e ka penguar punën e aeroportit.

Për shkak të luftimeve, udhëtarët dhe i gjithë personeli i aeroportit janë evakuuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button