Maqedoni, po përgatitet ligj i ri për veturat

Ministria e Ekonomisë është në proces të përgatitjes së propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësim të ligjit për vetura. Me propozim-ligjin e ri taksistët do të kenë targa të reja, veturat do të kenë etiketa ekologjike, njofton Portalb.mk.

“Propozim ligji ka për qëllim që ta rregullojë procedurën për realizimin e mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridike të personave fizik, personave juridik, por edhe mbrojtje të interesit publik për të cilën është e obliguar ministria, organet e shtetit, personat juridik dhe personat fizik, të cilëve u është besuar që të kryejnë autorizime publike”, thuhet në sqarimin e këtij propozim-ligji të Regjistrit të Vetëm Elektronik Nacional të Dispozitave të Republikës së Maqedonisë.

Mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet nga palët e përfshira mund të dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë deri më 28 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button