Maqedoni, deri më 2022-n nuk parashihet edukim i administratorëve për ligjin e gjuhëve

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski tha se me strategjinë katërvjeçare që u përpilua sot që pritet të realizohet gjatë periudhës kohore 2018-2022 nuk janë paraparë hapa konkret për edukim të administratorëve të cilët do të jenë përgjegjës për realizim të ligjit të gjuhëve, raporton Portalb.mk.

Maqedoni, strategji katërvjeçare për reformat në administratë pa sistematizim të administratorëve!

“Është marrë parasysh edhe zgjidhja ligjore e ligjit të gjuhëve, kështu që absolutisht do të mund të përfshihet në pajtueshmëri me ligjin në fjalë. Edukimi i administratorëve nuk parashihet me këtë strategji. Sërish ligji i gjuhëve dhe zbatimi i ligjeve udhëhiqet në kuadër të ministrive, me këtë strategji nuk kemi paraparë hapa aq konkrete për edukim të dikujt që të zbatohet ligji i caktuar”, tha Mançevski.

Me ligjin e gjuhëve pritet formimi i dy institucioneve, Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar. Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për Përdorimin e Ligjit të Gjuhëve.

Megjithatë, nga Qeveria e Maqedonisë duke menjanuar punësimet e reja, bënë të ditur se në dy institucionet që do të formohen me miratimin e ligjit të gjuhëve do të punojnë të punësuarit e administratës publike.

“Nuk do të ketë nevojë për punësime të reja pasi që siç kemi thënë edhe më herët, mendojmë se administrata publike ka mjaftë kapacitete dhe njerëz të cilët duhet të shfrytëzohen në mënyrë adekuate dhe të cilët kanë njohuri të mirë edhe të gjuhës shqipe por edhe të gjuhëve të tjera ku do të ketë nevojë. Kështu që ideja është që të shfrytëzohen kapacitetet poseduese”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Ndërkaq, një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi i ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore.

Disa ekspertë të tjerë dyshojnë nëse gjuha shqipe do të gjejë zbatim adekuat në praktike, pasi siç thonë në disa sfera përdorimi i saj nuk është i obligueshëm si në rastin e noterisë, apo edhe segmente tjera.

Ndryshe, më 11 janar me 69 vota “për” dhe asnjë “kundër” apo “të përmbajtur”, në mungesë të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar edhe ligji për përdorimin e gjuhëve. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button