Maqedoni, Kuvendi e miratoi ligjin për gjelbërim urban

Përveç ligjit për amnisti, Kuvendi në seancën e sotme i miratoi edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për material arkivor, për komunikimet elektronike , për themelimin e Rrjetit të Hulumtuesve Akademik të Maqedonisë, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore për veprimtari filmike, njofton Portalb.mk.

Të gjithë ata u miratuan në Qeveri dhe kanë pasur të bëjnë kryesisht në tekstet psikologjike dhe tjera parakushte për personat udhëheqës të institucioneve.

Pastaj u miratua edhe ligji për gjelbërim urban, i cili u propozua nga deputetët: Liljana Popovska, Maja Moraçanin, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Bllagoj Boçvarski, Dime Velkovski dhe Ejup Alimi. Ky është ligji i parë i këtij lloji që miratohet dhe parasheh kujdes gjithëpërfshirës të gjelbërimit.

Në ligj qëndron obligimi për përpunimin e kadasdrit të gjelbër në qytet, gjegjësisht regjistrim të tërë gjelbërimit, me numër, lloj dhe gjendje. Është futur standardi 25 m²/banor hapësirë gjelbëruese, për të gjithë planet e ardhshme urbanistike, por edhe së paku 20% hapësirë gjelbëruese në çdo parcelë ndërtuese, varësisht nga qëllimi dhe lokacioni. Në blloqet tanimë të ndërtuar po bëhet kompensim me vendosjen e radhëve me drunj dhe gjelbërim në saksia, në çatia dhe fasada. Është e paraparë mbrojtje  e ashpër e gjelbërimit aktual, veçmas të mostrave kapitale, pavarësisht të llojit të pronësisë. Po konstatohen standardet dhe normat për planifikim, projektim dhe mirëmbajtje të  gjelbërimit, por edhe për bartësit e mirëmbajtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button