Plenumi i Arsimtarëve nuk e përkrah protestën e Sindikatës së Arsimit

Protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës për të mërkurën është manipulim i pastër për fushën tonë”, akuzojnë nga Plenumi i Arsimtarëve, njofton Portalb.mk.

Prej atje thonë se nuk do ta përkrahin Sindikatën e Arsimit, i cili paralajmëroi se përpara Ministrisë së Arsimit, më 17 janar do të kërkojë rroga më të larta për mësuesit.

“Kemi kërkuar, kërkojmë dhe do të kërkojmë avancim të pozitës së arsimtarëve. Por, jo me Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës! Jo për interesat personal të disa njerëz të kreut të saj. Kërkesat me të cilat del tani Sindikata e Arsimit janë legjitime. Por, Sindikata, veçmas udheqësia e saj – nuk janë! Ata njerëz, ajo organizatë, e harxhuan tërë besimin tonë, tërë durimin tonë, na e varrosën dinjitetin, na e rrezikuan ekzistencën, a duheshin që t’i mbrojnë dhe t’i avancojnë”, thonë nga Plenumi i Arsimtarëve.

Ndryshe, Sindikata kërkon që Ministria e Arsimit dhe autoritetet kompetente të ulen dhe të negociojnë për rroga më të larta, harmonizim të pagës minimale, shtesa në paga dhe regresin vjetor në sektorin publik. Ata kërkojnë edhe benefite më të mëdha përmes marrëveshjeve kolektive dhe respektimin e tyre në tërësi. Nga ky dhe nga Sindikata e Arsimit, thonë se në qoftë se nuk gjendet zgjidhje, i pasigurt është fillimi i semestrit të dytë të vitit shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button