Ambasadori bullgar, Petkov: E përkrahim Maqedoninë në përpjekjet për hyrje në BE dhe NATO

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Velikov Petkov në seancën e 8-të të Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, sot porositi se Bullgaria i përkrahë përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, por tha se patjetër duhet të zbatohen reformat urgjente që ajo të realizohet, njofton Portalb.mk.

Petkov i sqaroi prioritetet e programit të udhëheqësisë së Bullgarisë me BE-në në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“Bullgaria i përkrah përpjekjet e Qeverisë së Zoran Zaevit, opozitës dhe shoqërisë civile për arritjen e qëllimeve nacionale, anëtarësimit në BE dhe NATO dhe ajo të ndodh në kohën kur me Këshillin Evropian udhëheq mu Bullgaria. Megjithatë, që ajo të ndodh patjetër duhet të zbatohen reformat urgjente. Bullgaria gjatë kohës së udhëheqësisë me KE-në, do të punojë në rritjen e kontakteve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përmirësimin e relacioneve mes tyre”, theksoi ambasadori bullgar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button