Besim Ugzmajli me film për nxitjen e manipulimit drejt luftës në Siri

Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta.

Një rrëfim i tillë, i përmbledhur në film të shkurtër nga regjisori kosovar Besim Ugzmajli, do t’i shpaloset botës së kinematografisë nëpër festivale. I titulluar “Forgive me” (‘Më fal’), filmi tashmë është finalizuar dhe do ta ketë premierën botërore në muajin mars, në një festival ndërkombëtar.

Regjisori e skenaristi i “Forgive me”, Besim Ugzmajli, thotë se rrëfimi i këtij projekti filmik është bazuar në ngjarje të vërtetë dhe se prek një temë shumë të rëndësishme të viteve të fundit.

“Forgive me” është realizuar me vetëfinancim nga Ugzmajli dhe aktori Agron Shala. Në kastën e filmit bëjnë pjesë edhe Semira Latifi, Ikballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Orik Berani, Sherif Bega, Kosovare Hoti, Adrian Obërtinca etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button