Apeli vendosi, deputetët Vasillevski dhe Arnaudov mbeten në Burgun e Shutkës

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasillevski dhe Luben Arnaudov mbeten në Burgun e Shutkës. Ankesat e tyre për heqjen e paraburgimit Gjykata e Apelit i ka refuzuar. Në arrest shtëpiak mbetet Johan Tarçullovski, ndërsa në burgun hetues edhe më tej duhet të jetë edhe polici Abdulfetah Halimi i cili konfirmonte se e ka shpëtuar Ziadin Selën në Kuvendin e Maqedonisë me 27-prill . Apelacioni nuk i ka pranuar as ankesat e Jane Çentos, Ivan Cvetanovskit dhe të shërbyese së Kuvendit, Elena Docevska, njofton Portalb.mk.

Javën e kaluar Gjykata e Apelit në seanca publike të paparalajmëruar i ka shqyrtuar dhe i ka refuzuar ankesat e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, aktorit Vllado Jovanovski, ish-drejtorit të Operës dhe Baletit Maqedonas, Igor Durllovski, Oliver Popovskit, Goran Gjoshevskit, Munir Peliqit, Dushko Lazarovit, Mitko Peshovit, Oliver Raudllovit, Bogdan Ilievskit dhe Ilija Sllaveskit të cilët mbetën në paraburgim.

LEXO: Gjykata e Apelit vendosi: të dyshuarit për terrorin e 27-prillit ngelen në burg

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button