Llavrov: Rusia do ta përkrah marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Në përvjetorin e konferencës për shtyp, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Llavrov deklaroi se kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, gjatë kohë ka qenë në “pozitë gjysmëfjetje” dhe se tani është ringjallur pasi që SHBA ka vendosur që Maqedonia të hyjë në NATO, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me relativizimin e përpjekjeve për çështjen e problemin për emrin zyrtar të Maqedonisë: këto përpjekje ishin gjatë kohë në gjendje të gjysmë të fjetur deri atëherë kur SHBA vendosi që Maqedoni duhet të jetë pjesë e NATO-s… Thelbi i asaj që ndodh shpresoj që është e kuptueshme për të gjithë: këtu nuk bëhet fjalë për marrjen parasysh të karakteristikave të përbashkëta dhe specifike të dy popujve të afërt, por për atë se njëri vend këtu, duhet të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Llavrov.

Llavrov tha se Federata e Rusisë sipas të gjitha gjasave do ta pranojë çfarëdo emri të Maqedonisë, që eventualisht eventualisht nëse merren vesh Shkupi dhe Athina.

“Çfarëdo zgjidhje që do të gjejnë Maqedonia dhe Greqia dhe e cila do të vendoset në Kushtetutën e Maqedonisë, ne sipas të gjitha gjasave do ta pranojmë”, shtoi Llavrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button