Tetovë, janë gjendur mbetje të një trupi të vdekur

Dje në Qendrën për Informim dhe Komandë në Tetovë është denoncuar një rast se në fshatin Bërvenicë të Tetovës (pas fermës së derrave) janë gjetur mbetje të një trupi njeriu, informon SPB Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë (SPB). Mbetjet janë marrë dhe janë dërguar te një mjek i Mjekësisë gjyqësore për procedurën e mëtejme. Gjithashtu janë gjetur edhe disa pjesë të veshjeve.

SPB Tetovë po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button