Nimic: Nuk ka propozim të ri për emrit e Maqedonisë, do të jap ide

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic në intervistë për televizioni nacional grek ERT thotë se nuk ka propozim të ri për emrin dhe se takimi i ri, është caktuar më 17 janar në Nju Jork do të del me propozim-ide për të cilat vetëm se është diskutuar në të kaluarën, njofton Portalb.mk.

Ekziston moment pozitiv në Shkup thotë Nimic, duke shtuar se Qeveria e re në Shkup është shumë e interesuar që ta zgjidh çështje ne emrit.

“Mendoj që edhe Qeveria e Greqisë gjithashtu e ka kuptuar që kjo është qasje e mirë dhe hap i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, që të gjejë zgjidhje, për çështjen shumëvjeçare. Për këto arsye ekziston moment pozitiv mes dy vendeve. Mendoj që qytetarët e të dyja vendeve ndoshta janë të gatshëm t’i dëgjojnë zgjidhet e caktuara, që janë në interes të tyre nacional, por gjithashtu të ketë edhe kompromis të caktuar dhe të ketë zgjidhje”, tha Nimic.

Ai gjithashtu nënvizon se në rajon ekziston shqetësim rreth çështjeve të caktuara, siç janë emigrantët, terrorizmi ose jo-stabiliteti, të gjitha këto nën udhëheqje të bashkësisë ndërkombëtare këto çështje do të zgjidhen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button