Ish-kryeministri i Kosovës i sëmurë rëndë, sot dërgohet në Gjermani

Në pistën e aeroportit të Prishtinës tashmë ka arritur aeroplani privat me të cilin pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit ish-kryeministri dhe njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa do të dërgohet në Gjermani në mënyrë që të kryejë disa kontrolle shëndetësore dhe të ketë një rehabilitim të nevojshëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media shpreh se e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa“ thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button