Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se së paku 16 vetë janë vrarë dhe më se 65 të tjerë janë plagosur nga dy sulme vetëvrasëse në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad, njofton REL.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se cak i dy sulmeve vetëvrasëse, që ndodhën sot herët në mëngjes, ishte Sheshi i Aviacionit në Bagdad.

Nga ana tjetër, Departamenti i shëndetësisë i Bagdadit ka njoftuar se janë vrarë së paku 27 vetë dhe janë plagosur 80 të tjerë.

Dëshmitarët i thanë agjencisë gjermane, DPA, se eksplodimet kishin ndodhur afër një vendi ku tubohen punëtorët e ndërtimtarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button