Një bulevard në Shkup do ta mbajë emrin e Esma Rexhepovës

Pas vendimit të Ministrisë së Kulturës, një bulevard në Shkup do ta mbajë emrin e mbretëreshës së muzikës rome, Esma Rexhepova-Teodosievska, me çka do t’i jepet nderë artistes së ndjerë, njofton Portalb.mk.

Në Ministrinë e Kulturës, te ministri Robert Allagjozovski, dje janë pranuar kryetarja e shoqatës humanitare “Esma dhe Stevo Teodisevski”, Zorana Kostovska, dhe aktivistja Mirjana Markovska, të cilët konfirmuan se kjo është dëshirë shumë e madhe e shoqatës.

Ndryshe, Esma Rexhepova pas një sëmundje të shkurtë dhe të rëndë në moshën 73 vjeçare ndërroi jetë.  Në vitin 2013 e fitoi çmimin Artiste Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, ndërsa në jetën e saj është përkujdesur për 47 fëmijë dhe ka mbajtur numër të madh të aksioneve humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button