Djalit tim të dashur

Kujdes, djali im i dashur, të lutem mos i besoni çdo kujt!, shumica e shokëve, miqve dhe njerëzve të sotëm postmodern nga goja nxjerrin fjalë  të sheqerosura, ndërsa zemrat e tyre i kanë të helmosura. Pse hidhërohesh aq lehtë e shpejtë me fjalët e babait tënd, pse këshillat e tij të dalura nga mbrendia e zemrës së një prindi të duken të mbrapshta, të serta e të prapambetura. Këshillat e prindërve e kanë kuptimin e dashurisë e mirësisë prindore. Miqtë, shokët, profesorët, shkencëtarët japin vetëm mendtë e dituri, e jo dashuri e mirësi. Më trego, djali im i dashur e i bukur, kush të do e brengoset më shumë se sa prindërit e tu. Mos shokët e tu të duan më shumë, miqtë të f.b.-së në celularin tënd të duan e brengosen më shumë se babai yt e mëja jote?, jo biri im, jo, mashtrohesh keq.

Mosha juaj rinore e gjallërimi i kësaj bota njerëzore s’janë kurrgjë tjetër përveç gënjeshtra mashtruese. Të kuptoj shumë mirë dhe e di pse s’je i kënaqur me mua, për shkak kushteve e kërkesave tua rinore; aq  mundem, biri im, populli thotë: “sa e kemi cergën familjare aq do i shtrimë këmbët.” Ti e di shumë mirë se babai yt jo që s’merret me politikë, por me shkrime kritikon ashpër politikëbërjen e këtij shteti. Këto shkrime ndaj pushtetarëve si bëj për gjëra interesash personale e familjare, por për të mirën e  popullatës shqiptare. E ç’të bëjmë, ashtu jemi, shpirt opozite kemi.
Mos ndoshta dëshironi të bëhemi ndryshe, për t’ua plotësuar juve kushtet e mira rinore, t’ju përkulemi politikanëve e partiashëve, të servilosemi para atyre, ë djali babit, kështu do të bëhet babai yt, pa karakter e ndërgjegje, për hirë të pasurisë, kushteve të mira ekonomike familjare të shesim moralin, karakterin, besnikërinë e pastërtinë kombëtare e fetare. Jo djali babit, jo, këtë  s’mund ta bëjmë, dua dhe ju mos ta bëni, dinjiteti e fisnikëria familjare është mbi pasurinë e kësaj bote, mbi partitë politike e mbi gjuhën e popullin shqiptar.

Të gjithë vijnë e shkojnë: pasuria, partia, qeveria e pushteti, brez pas brezi mbetet vetëm fisnikëria, besnikëria, bujaria, dinjiteti e karakteri familjar, djali im i dashur!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. trashegimia me e cmuar qe nje prind ia le femijes e vet eshte modeli personal dhe emri i mire, ose thene ndryshe autoriteti, ihtibari.
    kur flitet per politike ne tavolina kafenesh apo ne mjedise tjera, une kembengul se politika, si cdo profesion tjeter, mund te behet me apo pa moral, me apo pa nder. ashtu si edhe mjekesia, gazetaria, ekonomia, tregetia, edhe politika nuk be perjashtim nga shkaku i thjeshte se njerezit e bejne politiken, politika nuk eshte kategori abstrakte. Dhe kur njerezit thone se politika hallal nuk beheshka, une them Behet, garant behet, se u rrita ne shtepine atij qe e bente, dhe jo vetem ai, por edhe shume te tjere te atyre brezave dhe te asaj kohe komuniste e cila qe me e shendoshe se kjo kohe gjoja demokratike, kiç demokratike.
    Desha te them, trashegimia qe na e la neve T, ai muhabet qe ndonjehere e bej, besa, me krenari, nuk ka cmim! Per mua personalisht vlen miliona euro, ose edhe me shume, dhe sigurisht me shume se cdo pasuri e patundshme qe ai mundeshte te ma mundesoje, po te deshte. Por, nuk deshte. Super!
    Gjerat me te vlefshme qe edhe ju ne permbyllje te tekstit i keni permendur, cmim nuk kane. Prandaj jane te vlefshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button