Tërmet në Peru, një i vdekur

Një tërmet 7.1 shkallësh, ka goditur bregun jugor të Perusë, gjatë ditës së sotme, duke lënë një person të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar, transmeton Reuters, transmeton REL.

Shumë shtëpi dhe rrugë janë shembur.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Oqeanin Paqësor, 40 kilometra larg qytetit Acari.

Guvernatori i qytetit Arquipa, Yamila Osorio, ka thënë se një 55 vjeçar ka vdekur, pasi është përplasur nga një gur.

Shefi i Institutit për Mbrojtje Civile në Peru, Jorge Chavez, i ka thënë një radioje lokale se 65 persona janë lënduar.

Chavez, ka thënë se dëmtimi i rrugës është duke penguar për të arritur në zonat më të prekura nga tërmeti, të cilat kryesisht janë rurale.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti, Pedro Pablo Kuczynski, ka thënë se ai do të udhëtojë në zonat e Acari dhe Chala, “për të verifikuar dëmet dhe për të dërguar ndihmë humanitare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button