Çfarëdo keni dëgjuar nga Alban Skënderaj, kjo do të jetë më e mirë

Ju e ndiqni Alban Skënderajn në koncerte, blini albumet dhe dëgjoni këngët e tij prej vitesh. Megjithatë tani keni mundësinë për të dëgjuar koncertin e tij më artistik dhe cilësor. Është premtim i vetë këngëtarit, transmeton Revista Class.

“Hapësira e një ëndrre”, një koncert i Alban Skënderaj do të mbahet më 2 mars në Pallatin e Kongreseve, duke shënuar 15 vite muzikë të Skënderajt, edhe pse ai u bë i njohur për publikun shqiptar kur mori pjesë në Top Fest duke fituar çmimin e parë me “Vetëm ty”, në vitin 2005, po në Pallatin e Kongreseve.

Premtimi i një artisti si Skënderaj është siguria më e madhe e cilësisë së këtij koncerti, por shtohet edhe pjesëmarrja e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, e cila do e shoqërojë artistin në  2 mars.

Te dashur miq, Ju njoftoj se per shkak te nje perplasje datash me kalendarin e Pallatin te Kongreseve dhe ate te Orkestres se RTSH-se Koncerti recital “Hapesira e nje Endrre“ (ne bashkepumin me Orkestren Simfonike) do te mbahet me daten 2 MARS! Biletat do te dalin ne shitje gjate muajit Janar. Ne ditet ne vazhdim do t‘ju njoftojme per daten ekzakte te daljes se biletave. Kete here blerja e tyre do te jete shume me e thjesht dhe praktike. Lajmi i mire eshte qe do jene te gjendshme jo vetem ne Tirane por ne te gjitha qytetet shqiptare pasi do te mund te blihen online dhe fizikisht. Shume informacione rreth ketij eventi qe do jete me shume se nje koncert do te vijne ne ditet e javet ne vazhdim. Jam entuziast dhe besimplote se do i dhuroj publikut tim shfaqen dhe performancen me artistike dhe profesionale te te gjithe karrieres time keto 15 vjet. Le ti mbajme endrrat ndezur dhe zemrat hapur 🙂 #HapesiraENjeEndrre #2Mars #EPremte #Ora20 #PallatiIKongreseve #15VjetMuzike

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Ndërkohë Albani ka nisur të postojë pjesë kënge nga albumet e tij, që me siguri do i përgatisin fansat e muzikës së tij për ta shoqëruar në koncert.

10 vjet

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button