Aeroplani ia huq pistës në aeroportin e Turqisë (Foto)

Aeroporti në Trabzon, një qytet në veri të Turqisë, përsëri është funksional, pas pezullimit për shkak se një avion doli nga pista të shtunën.

Avioni i kompanisë Pegasus, i cili vinte nga Ankaraja, gjatë aterimit në aeroport, doli nga pista, kurse në orët e mëngjesit filluan punimet për largimin e tij, transmeton Telegrafi.

Bagazhet dhe sendet e tjera të udhëtarëve u transportuan me autobus, ndërsa veprimi i tërheqjes, për shkak të masave të sigurisë u ndoq edhe nga ekipet e Gardës Bregdetare, pasi avioni u ndal vetëm pak metra nga deti.

Fluturimi i parë nga aeroporti, i cili u mbyll përkohësisht për arsye sigurie, ishte në linjën Trabzon – Stamboll.

Mbrëmë Guvernatori i Trabzonit, Yucel Yavuz tha se disa njerëz kërkuan ndihmë mjekësore, por se ky nuk ishte numër i madh dhe se nuk u regjistruan probleme shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button