Letër mësuesit tim…

Me këtë tekst të shkurtër, deshëm që t’ia përkujtojmë vetes dhe juve arsimtarin e parë, deshëm që t’ua përkujtojmë dëgjimin e këshillave dhe porosive të para jetësore pas familjes, të cilat vinin pikërisht nga mësuesët tanë të parë.

Për personin në fotografi kam një respekt të posaçëm dhe të veçantë për arsye mjaftë të madhe!
Fjalët , këshillat dhe udhëzimet e para të cilët kam dëgjuar në jetë pas familjes ishin pikërisht nga ju i nderuari mësuesi im. Ju më mësuat që këto fjalë dhe falënderime që po i shkruaj tani , t’i shkruaj pikërisht kështu. Hapat e parë për formimin e personalitetit, hapat e parë drejt rrugëtimit tim akademik dhe profesional filluan pikërisht në katër vitet e para shkollore, filluan pikërisht nga ligjëratat dhe fjalët e ëmbla të cilat na i adresonit me përplot dashuri dhe sinqeritet i nderuari mësues.

Ju ishit babai ynë i dytë përgjatë katër viteve të para shkollore, përgjatë periudhës më të ndjeshme kur fëmia është i prirë të tërhiqet nga veset dhe dukuritë negative, kurse fjalët tua multidimensionale kishin një efekt të papërshkrueshëm për mua të cilat nuk mund t’i harroj asnjëherë dhe sot e kësaj ditë kemi një nostalgji që vetëm edhe një herë të ulemi në bankat e vjetra dhe të ulemi në gjunjë për t’iu dëgjuar juve i nderuari mësuesi im, zaten dhe sot jam në gjendje të ulem i tillë për t’iu dëgjuar këshillat dhe udhëzimet kuptimplota të juaja, për të dëgjuar katërdhjetë e dy vite eksperienc në arsim që nëse do ta quaja doktoraturë më vete kam frikë se do të kisha gabuar rëndë , ngase katërdhjetë e dy vitet e juaja kontribut për edukimin dhe arsimimin e rinisë janë dhe flasim shumë më shumë se kaq.

I nderuari mësues: Edhe fitimi i titullit: AKADEMIK , assesi nuk na bën më të madh se ju, ngase ju gjithnjë keni një vend të posaçëm në zemrat tona ngase nuk mund t’ua harrojmë mundin tuaj në kohën kur edhe shkronja A për ne ka qenë shumë me rëndësi që ta mësojmë, në këtë mënyrë të bëhemi këta që jemi sot.

Mos të harrojmë: Aliu radijaAllahu anhu ka thënë: “Kush ma mëson një shkronjë, unë i bëhem rob atij.” Ju i dashuri mësues na mësuat shumë më shumë, dhe ky përkujtim i vockël me këtë tekst modest është pak në krahasim me atë që ju bëtë për ne në periudhën kur më së shumti kishim nevojë për këshilla dhe udhëzime.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button