E konfirmuar, super-meçi për unifikimin e titujve në peshat e rënda në mes të Joshuas dhe Parker zhvillohet më 31 mars

Është konfirmuar data për meçin e shumëpritur për unifikimin e titujve të peshave të rënda në boks mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker, meç ky që pritet të zhvillohet me datë 31 mars 2018, transmeton Telegrafi.

Sipas mediumit anglez Sky Sports, lufta në mes të boksierit nga Anglia dhe atij nga Zelanda e Re, do të zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit më 31 mars.

Joshua dhe Parker ka rënë dakord për të vënë rripat e IBF, WBA Super, IBO dhe WBO të gjitha në një garë të madhe boksi.

Kjo pasi fituesit dëshirojnë të jetë unifikues i gjithë titujve të boksit në kategorinë e rëndë, për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm në botë që nga Lennox Lewis, i cili u bë në vitin 1999.

Pas dy muaj bisedimesh të forta, gara pritet të gjenerojë më shumë se 35 milionë funte, ndërsa fitimet pritet të jenë 60 për qind për Joshuan dhe 40 për Parkerin.

 Parker mban disa nga brezat në kategorinë e rëndë

Arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar dy boksierët, por Parker ka qenë paksa më me vetëbesim duke eskaluar në deklarata.

“Do t’ia thyej mjekrën Joshuas”, ka thënë Parker për The Telegraph pas konfirmimit të meçit.

Joshua me tre brezat që mban aktualisht është më i kërkuari për meçe

“Dua të njoftoj lajmin zyrtar se unë dhe Joseph Parker do të luftojmë më 31 mars në Stadiumin Principality në Cardiff”, ka thënë fillimisht Joshua.

“Është një luftë për unifikimin e kampionit të peshave të rënda dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi herën e fundit kur isha në një luftë të tillë”, përfundoi boksieri anglez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button