Alarm i rremë për sulm me raketë, panik në ShBA

Zyrtarët në shtetin amerikan, Havai, kanë thënë se një gabim njerëzor ka qenë përgjegjës për një alarm të rremë, që ka njoftuar se një raketë është nisur drejt një zone turistike, e cila më pas ka shkaktuar panik dhe konfuzion në zinxhirin e ishullit Paqësor, transmeton REL.

Guvernatori, David Ige, u ka thënë gazetarëve se gabimi është shkaktuar nga një anëtar i stafit që ka “prekur butonin e gabuar”.

“Ajo nuk është dashur të ndodhë. Jemi duke hetuar shkaqet që kanë dërguar tek ky incident”, ka thënë Ige.

Administruesi Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (EMA), Vern Miyagi, e ka marrë përgjegjësinë për gabimin dhe ka shtuar se ai “do të marrë masa që kjo të mos ndodhë më asnjëherë”.

Zyrtarët kanë thënë se ende nuk mund të sqarojnë se pse janë dashur 38 minuta që autoritetet të deklarojnë se alarmi ishte i rremë.

Ky alarm vjen në kohën e rritjes së tensioneve, pasi Koreja Veriore teston vazhdimisht raketa balistike ndërkontinentale dhe armë bërthamore.

Havai ka filluar së fundmi të testojë alarmin për sulm bërthamor, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë. (REL)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button