Kroacia gjunjëzon Serbinë, presidentja kroate pushton zemrat e tifozëve (Foto)

Se sa modeste është kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic ka treguar edhe një ndeshje sportive, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesja e kroate e hendbollit ka arritur të mposht kombëtaren serbe me rezultat 32-22.

Presidentja kroate, Grabar-Kitarovic kishte zgjedhur që të ndjek takimin për së afërmi si një tifoze dhe jo si person VIP.

Ajo pas takimit ku Kroacia e dërmoi Serbinë ka zbuluar arsyen pse e ka bërë një veprim të tillë.

“Fillimisht, nuk dua të ndahem nga njerëzit dhe së dyti dëshiroja ta ndjek ndeshjen si tifoze. Është diçka e veçantë të vij kështu me tifozët tjerë dhe të mbështesë reprezentacionin tonë”, ka thënë Kitarovic.

Ndryshe, kampionati evropian i hendbollit po zhvillohet në Kroaci ndërsa ndeshja mes ekipeve të apostrofuara është zhvilluar në Split. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button