“Megjashi”: Prindërit e bojkotojnë çerdhen “Koço Racin”

Ambasada e parë në botë për fëmijë “Megjashi” thotë se të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë fëmijët, në interes të veçantë janë vetë ata, pa dallim se a i zbatojnë institucionet publike dhe private për mbrojtje sociale, gjykatat, organet administrative dhe trupat ligjvënëse, njofton Portalb.mk.

Këtë qëndrim ambasada e shpreh që kur një grup i prindërve janë ankuar për trajtim joadekuat ndaj fëmijëve, prindërve dhe edukatorëve në çerdhen “Koço Racin” të Shkupit, prandaj “Megjashi” paralajmëron se nesër do të mbajë konferencë për shtyp ku do të informojë për detajet.

Nga “Megjashi” thonë se prindërit, fëmijët e të cilëve janë regjistruar në çerdhen “Koç Racin” ta shprehin revoltin e tyre nesër në konferencë për shtyp ku është ndërruar kuadri dhe nuk është marrë parasysh mendimi i prindërve dhe interesi i fëmijëve në pajtim me nenin 3 të Konventës për të drejtat e njeriut.

“Në konferencë për shtyp që është caktuar për 15 janar përveç kryetarit dhe themeluesit të Ambasadës për fëmijë, të drejtë fjale do të kenë edhe prindërit e fëmijëve që e vizitojnë çerdhen “Koço Racin”, informojnë nga “Megjashi”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button