Kush është Sabri Demiri shqiptari që i’a ruan shpinën Erdoganit?

Rexhep Taip Erdogan është padyshim një nga figurat e fuqishme të politikes në Evropë, pasi është i pari i Turqisë, shtetit që përditë e më shumë po dëshmohet si superfuqi, shkruan “Kosovarja”.

Erdogan, njeriu i çeliktë i politikës, i cili shpesh diskutohet për vendimet e tij, shpesh radikale, mbetet figurë tejet e komentuar, e fuqishme, por shpesh edhe e sulmuar për qëndrimet e tij.

Kush e ruan, kush ecën një hap me të, kujt i beson më shumë se kujtdo?

Rexhep Taip Erdogan, ka një staf të tërë që kujdeset për sigurinë e tij, të gjithë persona profesional dhe tejet të qëndrueshëm. E, më i afërti është një shqiptar, njeri serioz, i përgjegjshëm e kompetent për ta ruajtur atë që është njeriu numër një i Turqisë, shkruan “Kosovarja”.

Ky njeri është Sabri Demiri, që i qëndron gjithmonë pranë të parit të Turqisë. Demiri, është kosovar, familja e të cilit para shumë vitesh është shpërngulur në Turqi.

Është pikërisht ky person që ndërlidh Erdogan me Edi Ramën për çështje që pakkush i di, përderisa ndihmat e Turqisë në investime nuk po duken gjëkundi, pavarësisht se kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi fitoi mandatin e parë e shpalli këtë vend, “partner strategjik”.

Sabri Demiri Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje, Shkup. Në vitin 1992 u regjistruar në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin e Teologjisë, por nisja e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë bëri që ai të largohej nga aty, për të vazhduar rrugën për në Damask të Sirisë, ku përfundon studimet në Institutin e Gjuhës Arabe.

Në vitin 1994 zhvendoset në Turqi. Një vit pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Marmara.

Momentalisht jeton në Ankara me familjen e tij të ngushtë, që përbëhet nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Prindërit dhe farefisi i ka në Maqedoni.

Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit, në atë kohe kryeministër i Turqisë, u emërua këshilltar i tij, detyrë të cilën e ka vazhduar deri në vitin 2014. Në kohën kur ish-kryeministri Erdogan merr pozitën e kreut të shtetit, emërohet këshilltar për Ballkanin, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Demiri në një intervistë për “Telegraf” ka deklaruar, se nën urdhrin e Erdogani është formuar, “Kryesia e Popujve Akraba”, apo e popujve që konsiderohen shumë të afërt me Turqinë. Dhe në krye të këtyre popujve janë, shqiptarët…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button