Sindroma e mungesës së përqendrimit te fëmijët, fakte që duhet t’i dini

Prindërit intuitivë kanë vënë re se pas sjelljeve problematike dhe përformancës së dobët në mësime fshihen mangësi ushqimore apo zgjedhje të gabuara. Studime të reja po e konfirmojnë këtë dyshim të prindërve, tha Blerina Bombaj, dietologe, për Shendeti.com.al.
Shpjegimi: Sindroma e mungesës së përqendrimit te fëmijët mund të vijë nga prishja e ekuilibrit të neurotransemtuesve. Fëmijët me këtë sindromë, përdorin sjellje të padëshirueshme dhe hiperaktivitet mendor për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve kimike të trurit. Por, kjo pasohet me stres dhe me zbrazje të neurotransmetuesve dhe fëmijët dalin jashtë kontrollit. Pra, tingëllon shumë logjike që një fëmijë me tendencë për sindromën e mangësisë së përqendrimit të përfitojë shumë nga një dietë e cila e ushqen mjaftueshëm për të prodhuar këto lëndë kimike.

Acidet lyrore omega-3 përbëjnë element kyç të dietës. Këto yndyra nuk prodhohen dot nga organizmi prandaj duhen siguruar nga ushqimi si salmoni, sardelet, peshku ton, arrat dhe vaji cilësor i ullirit.

Prindër, veproni vetë!

Ju mund të mbani një ditar ku të shënoni ushqimet që fëmija juaj konsumon dhe sjelljet që vëreni më pas. P.sh., shumë prindër raportojnë sjellje problematike pasi fëmija e tyre konsumon një ushqim me përmbajtje të lartë sheqeri si karamelet, ëmbëlsirat, lëngjet e gatshme të frutave.
Vendosni qëllimin tuaj si prindër, të shtoni çdo ditë nga një ushqim të shëndetshëm në dietën e fëmijës tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoheni t’i vendosni në menu ushqime që përmirësojnë sjelljen dhe aftësinë e të mësuarit si peshku, farat e linit, zarzavatet dhe drithërat integrale.

Mos harroni:

  • JU jeni modeli i ushqimit të shëndetshëm për fëmijën tuaj.
  • JU zgjidhni larminë e ushqimeve që i ofroni fëmijëve.
  • JU mund ta bëni ushqimin kënaqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button