Disa qytetarë protestuan kundër ndotjes së ajrit

Disa qytetarë sot protestuan para qeverisë kundër ndotjes së ajrit, transmeton A1on, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e tanishme dhe ajo e mëparshmja nuk kanë gajle për këtë çështje”, tha Rasho Radullov nga organizatorët e protestës, i cili konstatoi se edhe në protestën e sotme kishte më shumë gazetarë sesa qytetarë.

Për furrën për djegien e mbeturinave mjekësore në “Drislla” që ambasada e Britanisë në vitin 2000 ia dhuroi Maqedonisë, Radullov tha se qytetarët janë njoftuar shumë vonë për këtë.

Ai tha se autobusi pa pagesë është vetëm rekomandim, e jo masë kundër ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button