Burrat e akuzuar për përdhunim, Berluskoni me deklaratë epike!

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është përfshirë në debatin mbi ngacmimin seksual të provokuar nga skandali “Harvey Weinstein”, duke thënë se gratë janë më të lumtura kur meshkujt i joshin ato.

Ai tha se pavarësisht kësaj, nuk ka qenë ekspert në këtë fushë, sepse ishte ai që gjithmonë ndiqej nga gratë, dhe jo t’i shkonte mbrapa vetë.

Ish-kryeministri, i cili u dënua por u lirua më pas akuzave për seks me pagesë me një eskortë të mitur të quajtur “Ruby”, foli për xhestin e aktores franceze Chatherine Deneuve.

Ajo është një nga 100 femrat që kanë hedhur firmën në “Le Monde” këtë javë për të mbrojtur të drejtën e një mashkulli për të “vjedhur” në puthje apo për të prekur gjurin e një gruaje.

“Është e natyrshme që gratë janë të lumtura kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato,” tha ai në një intervistë teleivizve. “Unë nuk kam shumë eksperiencë me këtë sepse kanë qenë gjithnjë femrat ato që janë përpjekur të më joshin,” u shpreh Berlusconi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button