Era ka dështuar në arenën ndërkombëtare! (FOTO)

Faton Shoshi foli gjatë e gjerë për shkëputjen e bashkëpunimit me Era Istrefin, të cilën e ndihmoi të arrinte suksesin ndërkombëtar me “Bonbon”.

I ftuar në “Prive”, drejtuesi i kompanisë së menaxhimit të artistëve “Nesër”, zbuloi detajet e ndarjes nga Era Istrefi dhe pranoi se shkaku i saj ka qenë mosdakordësia për këngët e saj të reja, që sipas Shoshit nuk kanë qenë të suksesshme. Për këtë, ai ia vë fajin shtëpisë diskografike Ultra Music, me të cilën nënshkruan kontratë në shkurt të 2016-ës.

“Besoj se ri-brandimi si artistet e huaja ka qenë një ndër gabimet kryesore që do të ndikojë të ardhmen e Erës. Gabimi i parë ishte kënga “Redrum”, por s’ishte as faji i Erës, as faji im, por i label-it me të cilin kemi bashkëpunuar. Shpresonim shumë që kënga do të ngjiste tek publiku. Ajo ngjiti, por jo sipas pritshmërive që kishim.”

As bashkëpunimi me reperin e famshëm French Montana nuk pati jehonën që pritej. Këngën “No I love Youz”, Shoshi e numëron gjithashtu si një dështim. Ai sqaron se ideja e tij ishte që Era të vazhdonte siç e kishte nisur, me këngë dhe videoklipe të stilit “Bonbon”, pasi bota ashtu e kishte pëlqyer.

“Gabimi i dytë ishte bashkëpunimi me French Montana-n. Ai është artist shumë i madh, por nuk u bë ajo të cilën unë e kam besuar shumë, besoj se më e mira për Erën do të ishte të kthehej e të bënte muzikë këtu, të njëjtën muzikë me të cilën e njohu bota.”

Megjithatë, ai thotë se janë ndarë në paqe, sepse e panë se nëse do të vazhdonin bashkëpunimin bashkë, do të krijoheshin konflikte akoma më të mëdha.

“Me Erën patëm disa mosmarrëveshje, pas të cilave vendosa të mos bashkëpunoja më, për shkak se kur fillojnë mosmarrëveshjet, më mirë është të ndërpresësh bashkëpunimin në fillim se më vonë, sepse problemet vetëm sa shtohen. Ne na u shtuan problemet, dhe vendosëm të ndanim rrugët. Më mirë të ndahemi paq, sesa të ndahemi me thika e me shkopinj.”

Por ç’do të ndodhë me karrierën e Erës, tani që nuk është më nën menaxhimin e tij? Faton Shoshi thotë se nuk ka ndërmend t’ia vendosë shkopinjtë nën rrota, përkundrazi, ai thotë se po përpiqet ta ndihmojë.

“Era do të ecë përpara, të gjitha mundësitë i ka. Nuk ka përse të mos ecë kontrata që kemi patur me Erën dhe me Ultra Music, që u realizua përmes kompanisë sime. Duhet të ulemi e të bisedojmë si do t’i lëmë gjërat për të ardhmen e kontratës. Kam dashur që kontratën ta vazhdojë Era. Nuk dua të bëj keq. Dua t’i shikoj njerëzit të ecin përpara. S’jam njeri që prej inatit, përpiqem ta ndaloj dikë.”

Megjithatë, Era dhe Fatoni nuk ishin thjesht miq dhe nuk mbanin vetëm marrëdhënie profesionale. Kështu thonë miqtë pranë tyre dhe ndonëse ata nuk e pranuan kurrë, reagimi i Fatonit kur u pyet nëse ka patur një marrëdhënie dashurie me Erën, zëre se e dha përgjigjen.

“Na bëni ndonjë pyetje tjetër më mirë, kalojmë.”, tha ai duke qeshur.

Era Istrefi dhe Faton Shoshi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button