105 vjetori i Policisë së Shqipërisë, konfrontime mes Ramës dhe Bashës

105 vjetori i krijimit të Policisë shqiptare ka qenë një rast që ajo të vihet në vemendje të të politikës.

Kryeministri socialist Edi Rama tha me këtë rast se policia e sotme është shumë më ndryshe nga ajo e vitit 2013, raporton RTSH.

“Në vitin 2017, Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis. Janë shifrat më të ulta të vrasjeve, më të ulta edhe të një vendi të BE-së që flet shumë për krimin në Shqipëri” tha zoti Rama.

Por kryeministri u shpreh se “Këto të dhëna nuk tregojnë se nuk ka drejtues policie të lidhur me kriminelë”.

Ai paralajmëroi se procesi i vettingut “… do të largojë të gjithë personat e inkriminuar në radhët e policisë si dhe të gjithë ata që nuk justifikojnë pasuritë e tyre”.

Për kreun e opozitës Lulzim Basha ky 105-vjetor e gjen Policinë e Shtetit në momentin më tragjik të saj dhe të tradhtuar.

“Korrupsioni dhe lidhja e tij me krimin nuk nisi nga radhët e policisë, por nga koka politike e policisë. Nisi nga Saimir Tahiri dhe Haki Çako, kjo është tashmë katërcipërisht e provuar. Saimir Tahiri dhe Haki Çako janë dy hallka të sistemit kriminal që drejtohet nga Edi Rama dhe ku Fatmir Xhafaj ka lidhje dhe rolin e tij të padiskutueshëm. Pra, vetting-u nga Fatmir Xhafa, apo Edi Rama, apo kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet kur qeverisja të pastrohet nga politikanët e lidhur me krimin” tha zoti Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP