Shqipëri, detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Shkodër

42-vjeçari Lulzim Kulla mori plagë të rënda nga shpërthimi me tritol në lagjen Rus të Shkodrës. Bashkë me të u plagosën edhe 7 persona të tjerë. Nga hetimet e para të policisë mendohet se kanë qenë rreth 300 gram tritol, i cili ishte montuar në një motoçikletë të parkuar pranë makinës së Kullës.

Ai ka shpërthyer sapo Kulla hipi në makinën e tij. Aktivizimi i lëndës plasëse dyshohet se është realizuar me komandim në distancë. Burime nga grupi hetimor thanë se lëvizjet e tij janë survejuar nga organizatorët e atentatit. Përveç provave materiale në vendngjarje, kanë nisur verifikimet e kamerave të sigurisë që ndodhen rreth vendngjarjes për të identifikuar së paku personin që ka parkuar motorin bombë.

Lulzim Kulla është një person me precedentë të mëparshme penale. Në qershor të vitit të kaluar ai u arrestua nga policia për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, por u lirua sërish pas disa muajsh. Pas vitit 1997, Kulla është njohur edhe si i forti i Shkodrës, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e disa grupeve kriminale në atë kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button