Pas publikimit të projektit të ri “Aksham”, Elina Duni do të mbajë nëntë koncerte! Ja orari (VIDEO)

Ditë më parë publikoi projektin e ri “Aksham”, sot ajo njoftoi për nëntë koncertet që do të mbahen muajve në vijim, shkruan Portalb.mk.

“Disa solo koncerte për të na mbajtur ngrohtë deri në fund të janarit”, tha Elina Duni në fejsbuk.

Itinerari përfshinë tre shtete, Francën, Zvicrën dhe Italinë.

Image

Përndryshe, ditë më parë ajo publikoi edhe projektin e ri të saj “Aksham”, bashkëpunim me artistë të huaj.

“Viti i ri, projekt i ri. Aksham”, shkroi Duni në fejsbuk.

Duni ka kënduar edhe më parë në gjuhë të ndryshme. Ajo me muzikën e saj të veçantë ka fascinuar edhe zviceranët të cilët e vlerësojnë shumë. Zëri i saj dhe muzika e saj është e veçantë. Kujtojmë që Duni ishte larguar nga Shqipëria drejt Zvicrës në moshën 10-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button