Basha, përgjigje Ramës: Përgjigjen do e marrësh në shesh më 27 janar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj Ramës nga Vlorë duke i kujtuar se atë që ka thënë vazhdimisht opozita do ta dëgjojë nga shqiptarët e bashkuar në protestën e 27 janarit.

Duke treguar për takimin me qytetarët vlonjate, Basha shkruan në rrjetin social se jo vetëm Vlora por e gjithë Shqipëria do ti japin një mesazh të fortë Edi Ramës.

“Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën: Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës. Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!”, shkruan Basha në rrjetin social fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button