Tre javë që kur dha betimin si i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pa ekip të kompletuar!

Më shumë se tri javë kanë kaluar që kur Shpend Ahmeti dha betimin e dytë si kryetar i Prishtinës. Por kabineti i tij ende nuk është kompletuar.

Derisa në vitin 2014 e nisi punën me një mbledhje me bordin e drejtorëve, këtë herë nuk ka pasur asnjë njoftim apo konferencë lidhur me emërimin e drejtorëve, raporton KTV.

Atëkohë, ndër aksionet e para ishin ato për ndërtime pa leje, e tani drejtori i ri i inspektoratit, Brahim Memhetaj ka nisur punën me fotografi të personave që e vizitojnë në zyrën e tij.

Në Komunën e Prishtinës thonë se kryetari Ahmeti, tashmë ka emëruar shumicën e drejtorëve.  Ai shton se emrat e drejtorëve të rinj tashmë janë në ueb-faqen e komunës.

Tahiri mohon të ketë ndonjë problem që po shtyn në emërimin e drejtorëve. Sipas tij, ata janë në kërkim të njerëzve adekuatë dhe pa dhënë ndonjë afat, ai ka shtuar se kompletimi i kabinetit “nuk do të shkojë gjatë”.

Megjithatë, që nga emërimi i nënkryetarit Selim Pacolli, shefes së kabinetit Diellza Kelmendi dhe 9 drejtorëve të rinj, në fund të dhjetorit, nuk ka pasur ndonjë emërim të ri.

Nga totali i 13 drejtorive, në katër prej tyre ende mbesin me pozita vakante të drejtorëve: Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Kulturës dhe Sportit, Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Financave.

Jo zyrtarisht është mësuar nga drejtoria e Kulturës dhe Sportit, mund të bëhen dy, ajo e Kulturës dhe Sportit.

Po ashtu, jo zyrtarisht, këtë të fundit është mësuar se drejtojë Fitim Rexha i AAK-së.

E vetë Ahmeti pati paralajmëruar krijimin e drejtorisë për menaxhimin e Parqeve. Si neglizhencë po vlerësohen vonesat në kompletimin e kabinetit nga monitoruesit punës e komunës. Sipas tij, vonesa në emërim dhe përfshirja e shumë drejtorëve në zgjedhjet nacionale, vitin e kaluar, kanë shkuar në dëm të qytetarëve.

Përveç Brahim Mehmetaj, si emra të rinj janë edhe Jonuz Salihaj, Drejtor i Arsimit dhe Gëzim Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale.

Ndërsa edhe për një mandat të dytë janë konfirmuar: Muhedin Nushi, drejtor i Administratës; Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Dren Kukaj, drejtor i Pronës; Nora Kelmendi, drejtoreshë e Kadastrit; dhe Genc Bashota, drejtor i Planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP