Pse të vendosësh qerpikë fallco kur mund të rrisësh të tuat!

Krehja përmirëson qarkullimin e gjakut dhe stimulon rritjen e flokëve. E njëjta gjë ndodh edhe tek qerpikët.  Përdorni një furçë të pastër qerpikësh. Më pas merrni disa pika vajore të vitaminës E dhe fshij lehtë qerpikët për 5 minuta 5 herë në ditë e më pas krihi lehtë me furçe për rreth 2 minuta.

Vaji i kastorit, kokosit dhe ullirit përmbajnë acide yndyrore që sigurojnë ushqim të folikulave dhe mbajnë qerpikët të shëndetshëm. Hidhni një pikë vaji në një furçë të pastër ose në gisht, dhe aplikojeni  në qerpikë para se të flini. Nesër në mëngjes laji duke i masazhuar lehtë.

Vazelina  qetëson dhe hidraton qerpikët e thatë.  Merr pak vazelinë, vendose në furçë dhe aplikojë tek qerpikët dhe fillimi i qepallave dhe mbajeni gjithë natën. Shmangni kontaktin në sy. Lani fytyrën në mëngjes.

Mungesa e vitaminave mund të çojë në humbjen e flokëve dhe qerpikëve. Kështu duhet të merrni më shumë proteina, vitamina dhe ushqime të pasura me acide yndyrore si arra, mish, peshk, vezë, fruta dhe perime.

Çaji jeshil përmban antioksidantë dhe vitamina, prandaj përdoret në produkte kozmetike dhe në trajtimin e humbjes së flokëve. Përgatisni një filxhan çaji jeshil të fortë, lere të ftohet, dhe aplikoni me një masë pambuku në qerpikë dy herë në ditë.

Masazhi përmirëson ushqyerjen e qerpikëve dhe stimulon rritjen e tyre. Merr pak vaj ulliri dhe masazhoje për 5 minuta dy herë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button