Panairi teknologjik në Las Vegas sjell gjëra mahnitëse! (VIDEO)

Panairi teknologjik në Las Vegas ishte i mbushur me dhjetëra robot me funksione nga më të ndryshmet të cilët ishin në garë për të tërhequr sa më shumë vëmendje. Llojllojshmëria e pajisjeve të së ardhmes fillonte nga robotët që bëjnë punët e shtëpisë e deri tek robotët që janë në gjendje të krijojnë instilacione artistike.

Megjithatë në panair dominoi më shumë koncepti i ri robotik i kompanisë japoneze Honda i dizajnuar për të krijuar lidhje emocionale me përdoruesit. A-18 është një robot me kosto mjaftë të lartë i programuar për të komunikuar duke përdorur një sërë mimika faciale të lehta dhe të thjeshta për tu kuptuar.

“Disa njerëz mundet të ndihen më mirë me idenë se diçka si një robot apo tjerë njerëz kanë situata ku edhe ato kanë nevojë për shoqëri, ndjeshmëri, pra kan nevojë që dikush ti kuptojë dhe ky robot është një mundësi që ato njerëz ta marrin atë që duan – tha Erik Mauk, “Honda”.

Në panair nuk kishte si të mungonte edhe Sofia, roboti e cila pak kohë më parë mori shtetësinë arabe. Sofia është një robot që ngjan shumë me një njeri dhe për herë të parë në publik u shfaq në mars të 2016. Për paraqitjen fizike njerëzore dhe aftësitë komunikuese të Sofisë punoi një ekip i tërë shkencëtarësh nga vende të ndryshme të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP